Aktualitet

Ilaçe kontrabandë, lihen me ‘arrest shtëpie’ të arrestuarit! Në kërkim 5 të tjerë

11 Tetor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Ilaçe kontrabandë, lihen me ‘arrest shtëpie’

TIRANË– Një grup personash kanë “zhvatur” para nga xhepat e shqiptarëve duke rritur me disa fish çmimet e medikamenteve duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit. Teksa Gjykata la sot në masën ‘arrest shtëpie’ për 6 personat e arrestuar në lidhje me skemën e ngritur për shitjen e ilaçeve kontrabandë kur Prokuroria e Tiranës kërkoi burg, një tjetër person ka rënë sot në pranga.

Dosja kaloi për hetim tek Prokuroria e Tiranës, pasi pretendohej se në të nuk kishte asnjë zyrtar të përfshirë, e për këtë arsye nuk ishte në kompetencat e SPAK për t’u hetuar.

Operacioni “Përfitimi” u finalizua të premten ku në pranga përfunduan: Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Lila administrator i një farmacie dhe Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së COVID-19, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente kontrabandë. Ilaçet bliheshin me 20 dollarë, ndërsa në Shqipërisë shiteshin për më shumë se 500 mijë lekë të vjetra.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i sokol topçiut depo farmaceutike gjykata e tiranes operacioni përfitimi sokol topçiu arrestimi i sokol topçiut depo farmaceutike gjykata e tiranes operacioni përfitimi sokol topçiu

Sondazh

Poll