Politike

Burri nga Korça kritikon Berishën: Erdhët vonë në qytetin tonë

15 Tetor 2021, 17:29 Nga DOSJA
Burri nga Korça kritikon Berishën: Erdhët vonë në

KORÇË– Arjan Haruni një nga demokratët e pranishëm në qytetin e Korçës në foltoren e radhës që po mban ish-kryeministri Sali Berisha, e ka nisur fjalën e tij me kritika. I pranishëm në ambientet e kinemasë “Millenium”, demokrati tha se Berisha ka shkuar me vonesë në qytetin e tyre.

Ai tregoi se është pjesë e demokratëve që dhanë dorëheqjen në grup në degën e Partisë Demokratike në Korçë.

“Përshëndetje Berisha së pari ju uroj mirëseardhjen në qytetin e Korçës, dhe pse i vonuar po e nis me kritikë. Unë jam Arjan Haruni, një prej anëtarëve të grupseksionit në degën e Korçës që dhamë dorëheqjen. Dua të theksoj se jemi pjesë e Partisë Demokratike me Lulzim Bashën apo pa të, me Sali Berishën apo pa të,”- tha demokrati ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Berisha sot në “Foltoren” e Korçës

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes levizja per pd sali berisha aksioni i berishes levizja per pd sali berisha

Sondazh

Poll