Politike

Deputetja e PD-së shkon pranë Berishës: Kthejani forcën kësaj partie

15 Tetor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Deputetja e PD-së shkon pranë Berishës: Kthejani forcën

KORÇË– Sorina Koti deputete e Partisë Demokratike e cila është njëkohësisht edhe Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha t’i kthejë forcën kësaj partie.

E pranishme në Korçë, në foltoren e radhës të Berishës, Koti tha se duhet të ketë një zgjidhje që PD-ja të rikthehet në partinë që ishte dikur.

“Është vërtetë pikë shumë e vështirë, po ju kërkoj ju si themelues i Partisë Demokratike, si një nga njerëzit që e keni udhëhequr këtë forcë, ju kërkoj të gjejmë një rrugëzgjidhje, një mënyrë për ta kthyer Partinë Demokratike në forcën e saj. Forca jonë ëështë bashkimi, faleminderit doctor,”- tha Koti.

Vetw Berisha tha se e vetmja zgjidhje është vota e lirë dhe se për këtë arsye ka kërkuar që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

LAJMI KRYESOR: Berisha sot në “Foltoren” e Korçës

 (f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sorina koti aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sorina koti

Sondazh

Poll