Politike

Rinovimi i patentave, Rama: Për 30 mijë aplikantë do të ketë ulje drastike 

15 Tetor 2021, 16:19 Nga DOSJA
Rinovimi i patentave, Rama: Për 30 mijë aplikantë do të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë në lidhje me rinovimin e patentave. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se rreth 30 mijë aplikantë do të kenë mundësi të rinovojnë patentën e klasit B me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar me 1,500 lekë të pak. Nga 3,500 rinovimi i patentave do të bëhet 2,000 lekë.

LAJM I MIRË nga DPSHTRR/ Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë. Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%. Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dpshtrr edi rama rinovimi i patentave dpshtrr edi rama rinovimi i patentave

Sondazh

Poll