Aktualitet

VD-/ KQZ rinumëron 10% të kutive të votimit, rezultatet e para

15 Tetor 2021, 11:03 Nga DOSJA
VD-/ KQZ rinumëron 10% të kutive të votimit, rezultatet e para

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur numërimi i 10% të kutive të votimit në disa qendra votimi në vend. Janë 519 kuti votimi që do të rinumërohen në kuadër të ankesave të dalura nga zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht ka mbaruar kqyrja dhe numërimi i votave në KZAZ me numër 1 në qytetin e Shkodrës. Rezultatet e publikuara nga vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tregojnë se mes partive ka pasur një diferencë shumë të vogël.

Partia Socialiste ka fituar një votë, Partia Socialdemokrate ka humbur dy vota. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim” kanë humbur secila nga një votë.

Kutitë do të hapen dhe do të rivlerësohen që nga numri i votave e deri te procesverbalet. Ky rinumërim bëhet për ti dhënë përgjigje arsyes se përse pati një numër të lartë të fletëve të pavlefshme gjatë zgjedhjeve, mbi 83 mijë votave.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u shpall fituese Partia Socialiste me 74 mandate, 59 mandate siguroi Partia Demokratike, 4 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 3 Partia Social Demokrate.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE 

ORË 16:48

Përfundon numërimi i votave për KZAZ nr.1, PS fiton një votë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike hapen kutite e votimit kqz rinumerimi i votave zgjedhjet 25 prill 2021 hapen kutite e votimit kqz rinumerimi i votave zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll