Aktualitet

Raporti i KLSH-së, Brataj: Ku e dimë që është i vërtetë? Çmimet s’i vë unë

15 Tetor 2021, 13:55 Nga DOSJA
Raporti i KLSH-së, Brataj: Ku e dimë që është i

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk vendos çmimet që do të kenë tamponët dhe medikamentet në treg. I ftuar në studion e AbcNews, i pyetur për auditin e kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që e konsideroi të keqmenaxhuar pandeminë e Covid-19, Brataj tha se në fakt nka dyshime për vërtetësinë e atyre shkresave. Brataj tha se çdo raport që del duhet analizuar dhe çdo institucion duhet të japë një përgjigje.

“Del një raport atje dhe shpërndahet, por sa i vërtetë është? Duhet analizuar njëherë. A e dimë se ka ndodhur realisht apo jo? Duhet të japë përgjigje çdo institucion. Kur hapet një lajm i rremë i vërtetë apo jo nuk ka rëndësi. A e kuptojmë dëmin? Komiteti i Ekspertëve nuk kontrollon as çmimin por përcakton një strategji. Koston nuk e vë unë por çmimi i tregut. Jemi në kushte pandemie dhe ka produkte që u prodhuan vetëm për pandeminë. Në të tilla kushte të tilla krize ka edhe përfitues sa të duash. Në qoftë se unë kam një produkt me këtë çmim dhe kam pyetur 10 biznese të tjera nuk e di. Për bizneset dhe spitalet pati një plan strategjik që në fillim të pandemisë. Ka shumë njerëz që kanë marrë receta kot. Dhe vazhdojnë të abuzohet. Kam qenë i pari që i kam thënë jo anti-viraleve. Dhe pata sulem nga vetë kolegët, përse? Për arsye përfitimi. Mua nuk më intereson kë prek apo kë nuk prek në biznes. Qytetari shqiptar është mosbesues, pyet 10 profesionistë dhe më pas merr nga pak tek të gjithë e nuk di çfarë bën,”- u shpreh Brataj. 

Një ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi ditën e sotme një raport të bërë për menaxhimin e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë. Sipas auditit Ministria e Shëndetësisë nuk kishte marrë masat e nevojshme duke bërë që shoenzimet gjatë pandemisë të rëndonin xhepat e qytetarëve.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klsh per pandemine kontrolli i larte i shtetit skender brataj klsh per pandemine kontrolli i larte i shtetit skender brataj

Sondazh

Poll