Aktualitet

OSHEE blen vetëm 60 % të sasisë se kërkuar të energjisë për 6 ditë për 13 mln euro

15 Tetor 2021, 14:25 Nga DOSJA
OSHEE blen vetëm 60 % të sasisë se kërkuar të

TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka zhvilluar ankandin e radhës për blerjen e sasisë së energjisë elektrike të nevojshme për vendin tonë, 75.6 mijë megavat në orë. Por, edhe këtë herë, OSHEE-ja nuk ka mundur që të sigurojë sasinë e plotë, por ka arritur të blejë vetëm 60% të saj.

Nga ankandi është siguruar vetëm 45 mijë megavat me çmim mesatar 287.48 euro, për 6 ditë me vlerë rreth 13 mln euro. Gjithsesi, furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group do të marrë pjesë në një ankand tjetër për të plotësuar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike.

Mësohet se ky ankand është zhvilluar online, dhe në të kanë marrë pjesë 11 shoqëri vendase e të huaja. Në tre ankanet e mëparshme janë berë 24 mijë e 920 MËh energji, nga 44 mijë e 400 megavat që nevojitet në total.

Më 11 tetor  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike zhvilloi dy ankande për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor, por nuk ia doli. OSHEE ka mundur që të blejë vetëm 24,920 megavat/orë me çmim mesatar 258.47 euro. Sasi kjo që ka kushtuar rreth 6.4 milionë Euro. Ndërsa më 12 tetor u arrit marrëveshja vetëm për 4,128 MËh. Energjia elektrike u ble më çmimin mesatar 264.50 Euro/ MWh.

Në ankandin e mëparshëm të këtij muaji për datat 4-10 tetor OSHEE importoi energji elektrike në vlerën e 13 mln eurove, ndërsa që nga fillimi i vitit, në vendin tonë kanë ardhur nga jashtë rreth 666 mijë megavat, me çmim total 99 milionë euro. 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ankandi per energjine elektrike kriza e energjise elektrike oshee ankandi per energjine elektrike kriza e energjise elektrike oshee

Sondazh

Poll