Aktualitet

6 herë kokainë brenda bananeve, SPAK sekuestron kompaninë ‘Alba Exotic Fruit’

15 Tetor 2021, 14:46 Nga DOSJA
6 herë kokainë brenda bananeve, SPAK sekuestron kompaninë

TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur ‘sekuestro’ ndaj kompanisë “Alba Exotic Fruit”, ku janë kapur 6 herë me kokainë në konteinerët e sjellë me banane. Por përveç sekuestros së vendosur, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror ndaj kompanisë.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për procedimin penal nr.207/2021, regjistruar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga subjekti juridik “Alba Exotic Fruit.” Në kuadër të këtyre hetimeve, pas kërkesës së Prokurorisë Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive të subjektit “Alba Exotic Fruit”, bazuar në parashikimet e nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, bazuar në parashikimet e ligjit nr.9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”, Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar emrin e personit juridik “Alba Exotic Fruit”, si subjekt juridik i dyshuar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a,  28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal“, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SPAK. 

Sasia më e fundit e kokainës që vjen nga Ekuadori me mbishkrimin “Chileno” mbërriti në portin e Durrësit më 12 tetor 2021, por u sekuestrua në vazhdim të operacionit “Rada“. Në 5 rastet e vitit 2021 në konteinierët ku ishin bananet policia e shtetit dhe SPAK sekuestroi afro 50 kg kokainë. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme, avokati i kompanisë Baftjar Rusi kërkoi nëpërmjet një memo ndihmën e SPAK dhe ambasadës së SHBA-së për të gjetur trafikantët e vërtet të drogës.

Më herët më 7 shtator u kapën 7.7 kg kokainë në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike tek konteinerët e “Alba Exotic Fruit”. 7.25 kilogramë kokainë janë gjetur të ndara në pako dhe të ngjitura në një nga kapakët e kontejnerit të kompanisë në fjalë më 29 korrik të këtij viti. Më 23 korrik u sekuestruan 6.5 kilogramë kokainë të fshehura në të njëtën mënyrë. Më 13 korrik u ndalua një kamion me banane në portin e Durrësit brenda të cilit u gjetën 12 kg kokainë, e ardhur nga Ekuadori.

Deri më tani në prangat e Policisë ka përfunduar shoferi i kamionit që kishte shkuar për të marrë dërgesën; Barjon Gumeni, një prej pronarëve të kompanisë “Alba Exotic fruit”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit është shprehur për mediat se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar gjithçka, por nuk dihet vijimësia e çështjes. Në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë e cila u zëvendësua me oriz dhe iu vendos GPS nga autoritetet për ta ndjekur. Në Durrës u prangosën pritësit Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj si dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alba exotic fruit spak sekuestron alba exotic fruit alba exotic fruit spak sekuestron alba exotic fruit

Sondazh

Poll