Aktualitet

EMRAT/ Zgjidhjen tre anëtarët e rinj të KLP-së

15 Tetor 2021, 13:33 Nga DOSJA
EMRAT/ Zgjidhjen tre anëtarët e rinj të KLP-së

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka tashmë 3 anëtarë të rinj. Nga 204 vota të vlefshme, Zeqir Hoda u zgjodh me 150 vota; Deniona Katro u zgjodh me 48 vota ndërsa Elona Alvora u zgjodh me 6 vota, ndërsa të tjerat u shpallën të pavlefshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

U zhvillua sot Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për tre anëtarë. Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve. Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marë195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”kandidatin Ludovik Dodaj ka marë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sipas renditjes së mëposhtme:

Z. Zeqir Hoda 150 vota

Znj. Deniona Katro 48 vota

Znj. Elona Alvora 6 vota

5 vota u shpallën të pavlefshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klp ludovik dodaj sokol stojani zeqir hoda klp ludovik dodaj sokol stojani zeqir hoda

Sondazh

Poll