Aktualitet

Vakancat, kryeprokurori Çela gjen zgjidhjen: Prurjet e reja, “çelësi” i zgjidhjes

15 Tetor 2021, 12:02 Nga DOSJA
Vakancat, kryeprokurori Çela gjen zgjidhjen: Prurjet e reja,

TIRANË– Kryeprokurori Olsian Çela ka ngritur alarmin lidhur me vakancat në Prokuroritë e qarqeve. Në një prononcim për mediat, Çela kërkoi kthimin e vitit të tretë të magjistraturës në vit stazhi, duke e cilësuar si të vetmen mënyrë për të zgjidhur “ngërçin” e krijuar.

“Urgjenca e ndërmarrjes së një harte të re gjyqësore. Kryetarja më njohu me projektin. Në plan afatmesëm do amorizojë vakancat. Masat që duhet të marrim do të jenë drastike. Do të merren edhe sa i përket shkollës së magjistraturës. Viti i tretë duhet të kthehet në stazh profesional,”-tha kryeprokurori.

PJESË NGA PRONONCIMI:

Olsian Çela: Zgjedhjet në KLP, është e rëndësishme sepse preim që kjo ripërtëritje të rrisë cilësinë dhe të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes KLP dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Do të shikojmë edhe në vijim ndryshimin e ligjeve brenda ndryshimit kushtetues.

Cili është qëndrimi me hartën e prokurorisë?

Çela: Ne patëm një takim dje, ka qenë një shqetësim që unë e kam paraqitur edhe në takime të tjera, urgjencën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete në drejtim të një harte të re gjyqësore. Kryetarja e KLGJ më njohu me projektin dhe me atë se çfarë kanë propozuar aktualisht te Ministri i Drejtësisë. Ajo çfarë përbën thelbin e propozimeve përqaset me atë që ka qenë ideja jonë për mënyrën sesi duhet të konfigurohet kjo hartë e re gjyqësore. Mendojmë që në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat të shumta që janë në sistem. Mos harrojmë që vakancat vazhdojnë të shtohen. Çka do të thotë që masat që ne duhet të marrim duhet të jenë drastike. Mendoj se kjo masë nuk mund të jetë e vetme. Patjetër që do të krijojë lehtësi për mënyrën si do funksionojnë, si prokuroritë dhe gjykata. Masa duhet të merren edhe sa i përket funksionimit të shkollës së Magjistraturës. Është e domosdoshme që viti i tretë të kthehet në një vit stazhi profesional, në modelin e dikurshëm, pasi kjo do të lehtësojë në një afat më optimal barrën e rëndë që janë duke përballuar i gjithë sistemi i drejtësisë.

Vakanca e prokurorëve, cilat janë në gjendje kritike?

Përgjithësisht kanë qenë prokuroritë e vogla, të cilat kanë vuajtur mungesën me stafin. Ajo çfarë po ndodh tani është që kjo mungesë po i afrohet prokurorive të mëdha. Këto vakanca po i konstatojmë në prokuroritë e mëdha të vendit çka do të sjellë pasoja edhe më të mëdha për sistemin. Ndaj rigrupimi i këtyre prokurorive, projekti aktual parashikon 12 gjykata dhe prokurori të shkallës së parë, mendojmë që do të krijojë një shpërndarje më të drejtë të punës mes prokurorëve. Do të krijojë një ngarkesë le të themi të përballueshme duke pritur prurjet e reja. Pra pa prurjet e reja, kjo është vetëm një zgjidhje e ndërmjetme. Prurjet e reja janë çelësi.

Keni kërkuar inspektim për një prokuror?

Kemi kërkuar për 6, mesa di unë kanë nisur hetimet.

KLGJ ka kërkuar që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, për shkak të vakancave të shkaktuar nga shkarkimet e kryera prej Vettingut. Po ashtu, parashikohet që të ketë vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë. Ishte KLGJ, institucioni që propozoi ndryshimin e hartave të gjyqësorit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll