Aktualitet

Kokainë brenda bananeve, lihet në ‘arrest shtëpie’ Selim Çekaj

15 Tetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Kokainë brenda bananeve, lihet në ‘arrest shtëpie’

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë për të moshuarin Selim Çekajn, duke e lënë në arrest shtëpie. 72-vjeçari u arrestua pasi në kontenierin e tij me banane u gjetën 49 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas po brenda një kontejneri.

Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj selim cekaj arber cekaj selim cekaj

Sondazh

Poll