Bota

Green pass kudo, Italia në ‘ankth’, paralajmërohen greva dhe protesta

14 Tetor 2021, 15:16 Nga DOSJA

ITALI– Grevat, trazirat dhe protestat që janë paralajmëruar kundër Green Pass I cili hyn në fuqi nga 15 tetori, ka ngjallur “shqetësim të veçantë” në Itali.

Sipas mediave vendase, i është bërë thirrje federatës italiane të sindikatave të ndara në kategori dhe Konfederatës së sindikatave autonome të revokojnë abstenimin nga puna i cili siç është lajmëruar do të nisë nga e Premtja deri të Mërkurën 20 Tetor.

I njëjti komision që garanton zbatimin e ligjit për grevat në shërbimet publike thelbësore i dërgoi një shënim Ministres së Brendshme, Luciana Lamorgese në të cilën propozonte “shfaqjen e mundshme, në dritën e kontekstit delikat shoqëror, të sjelljeve të rënda të paligjshme”.

I njëjti shënim iu dërgua Kryeministrit Mario Draghi, Presidentëve të Dhomave Maria Elisabetta Alberti Casellati dhe Roberto Fico, sindikatave, ministrive të ndryshme dhe organizatave të tjera. Letra, e nënshkruar nga presidenti i komisionit, Giuseppe Santoro Passarelli, nënvizon ndër të tjera “mosrespektimin e periudhës së njoftimit” dhe “mosrespektimin e rregullit të rrallimit objektiv” në shpalljen e grevave. Komisioni gjithashtu thekson se, “pas hapjes së mundshme të procedurës së vlerësimit, do të konstatojë çdo shkelje tjetër që mund të shfaqet”.

Sektorët më të ndjeshëm janë ata të porteve, logjistikës dhe transportit. Mbrëmjen e së mërkurës Kryeministri theksoi se nuk pritet kaos, nuk ka alarm për protesta të dhunshme she nuk ka frikë nga supermarketet bosh dhe portet e bllokuara.

Samiti i G20 më 30 dhe 31 tetor është gjithashtu në horizont: sektorët e mëdhenj të kryeqytetit, njoftohet, do të shpallen një zonë të kuqe.

(D.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll