Bota

Bilanci i Covid në Kosovë: Asnjë viktimë dhe 31 raste të reja

14 Tetor 2021, 13:06 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë: Asnjë viktimë dhe 31 raste

KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598. Në total numri i rasteve aktive është 924.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

14 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.

Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.

Në total numri i rasteve aktive është 924.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni koronavirusi ne kosove pandemia e koronavirusit viktimat e koronavirusit koronavirusi ne kosove pandemia e koronavirusit viktimat e koronavirusit

Sondazh

Poll