Aktualitet

LISTA/ Veliaj dhe Celibashi u shtohen personaliteteve që mbrohen nga Garda

13 Tetor 2021, 17:41 Nga DOSJA
LISTA/ Veliaj dhe Celibashi u shtohen personaliteteve që mbrohen nga Garda

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj i janë bashkuar listës së personaliteteve që do të mbrohen nga Garda e Republikës. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Në përfundim, Këshilli i Ministrave ka vendosur që Garda e Republikës të marrë nën mbrojtje dhe personalitete të tjera, zyrtarë e politikanë, krahas atyre që kanë qenë më herët në listë. Përveç Veliajt e Celibashit, Garda do të marrë nën mbrojtje edhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca si dhe Guvernatorin e  Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Në listë janë bashkëngjitur dhe objektet ku jetojnë apo ushtrojnë veprimari personalitetet shtetërore.

VENDIMI PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronjat “a” e “d”, dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

ç) Objekte të tjera:

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike erion veliaj garda e republikes lulzim basha erion veliaj garda e republikes lulzim basha

Sondazh

Poll