Aktualitet

Plagosja te Komuna/ Redi Balla mori taksi për spital, autorët u larguan me ‘Audi’

13 Tetor 2021, 09:38 Nga DOSJA
Plagosja te Komuna/ Redi Balla mori taksi për spital, autorët u

TIRANË– Redi Balla tha se nuk e kishte parë personin ose personat që qëlluan ndaj tij me armë zjarri por dyshohet se ka gënjyer në dëshminë që u ka dhënë hetuesëve. I riu, njihet si problematik dhe i përfshirë në sherre të mëparshme, pistë kryesore që po hetohet për identifikimin e autorëve. Paraprakisht dyshohet se sherri mes tij dhe agresorëve ka nisur në lidhje për një vajzë, por ende nuk dihen detaje të tjera.

Mbrëmjen e djeshme në momentin kur u qëllua, i riu nuk kishte marrë në telefon ambulancën për të shkuar në spital. Por kishte vendosur që të njoftonte, një taksi, e cila e la në hyrje të spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së lokaleve në zonë, që deri më tani kanë zbuluar se atentatorët u larguan nga vendngjarja me një mjet tip “Audi” me targa italiane. Por ende nuk dihet më shumë rreth tyre.

LAJMI KRYESOR: Atentati te Komuna, Redi Balla, i skeduar/ Dëshmia: S’di kush qëlloi

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atentat tek komuna plagoset redi balla redi balla atentat tek komuna plagoset redi balla redi balla

Sondazh

Poll