Sport

Polonia më e fortë, shuhet ëndrra e Shqipërisë për “Katar 2022”

12 Tetor 2021, 21:02 Nga DOSJA
Polonia më e fortë, shuhet ëndrra e Shqipërisë për

TIRANË-Duhej të ishte mbrëmja e Shqipërisë, por nuk rezultoi e tillë. Në “Air Albania” kuqezinjtë munden nga Polonia me shifrat 0-1, përballje kjo e vlefshme për kualifikueset e Grupit I. Një pjesë e parë e balancuar, me dy skuadrat që kishin frikë të hidheshin në aventurë, ku dy portierët qëndruan spektatorë.Sfida ishte e balancuar deri në minutën e 76’ ku Swiderski shënoi golin fitores.

Më pas erdhi ajo hedhje sendesh drejt lojtarëve polakë,që solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, pasi bëhej fjalë për një gjest të përsëritur, megjithatë pas një paralajmërimi, skuadrat u rikthen në fushë për të luajtur pjesën e mbetur të lojës, por që nuk solli asgjë të re.

Pas kësaj ndeshjeje, kuqezinjtë zbresin në vendin e tretë me 15 pikë, dy më pak se Polonia që ngjitet e dytë. Ëndrra për Play Off-in mbetet ende e hapur, por vetëm matematikisht, pasi tani fati nuk është më në dorën tonë, por në atë të polakëve, që vështirë se mund të gabojnë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport polonia polonia

Sondazh

Poll