Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kreut të GJK

12 Tetor 2021, 09:31 Nga DOSJA
GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për të kaluar për

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, për sekuestron e pasurisë.

Në seancën e sotme, gjyqtari Erjon Bani, ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për të bërë plotësimin e hetimeve për këtë çështje.

“Qëndrimi ynë ishte se kemi të bëjmë më një hetim jo të rregullt dhe nuk kishte shumë të dhëna lidhur me të ardhurat dhe vërtetimin e të ardhurave. Në vetting mungonin informacionet, qëndrimi ynë ishte për pavlefshmëri të hetimit ose për kthim për plotësim të hetimeve dhe gjykata dha një vendim të drejtë me argumentin se duhet plotësuar dosja penale. Të gjithë të ardhurat  dhe pasqyrimi në vetting nuk ishin pasqyruar në dosjen penale të prokurorisë”, tha avokati Rusi.


Dedja, sipas SPAK, akuzohet për fshehjen e të ardhurave dhe deklarimit të rremë të pasurisë. Referuar hetimeve të SPAK rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i ka fshehur. Ish kreut të kushtetueses Dedja SPAK me vendim të GJKKO-së, i është sekuestruar një apartament në zonën e plazhit të Golemit me një sipërfaqe prej 60 metër katrorë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim dedja bashkim dedja

Sondazh

Poll