Politike

‘Dëgjoi ato daulle…po bien për ty’/ Berisha paralajmëron Ramën: S’e gëzon mandatin

12 Tetor 2021, 15:53 Nga DOSJA
‘Dëgjoi ato daulle…po bien për ty’/ Berisha

KUKËS– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dërguar një mesazh për pasardhësin e tij në detyrë, kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij, nga “Foltorja”, Berisha tha se Rama nuk do të gëzojë një mandat të qetë, duke e paralajmëruar se do të shkojë tek Kryeministria “me tupana”.


“Edvin ti mendon se do të gëzosh këtë mandat. Dëgjoi pak ato daulle po bien për ty. Mandat nuk gëzon ti. Ke vjedhur me qindra milionë. Mandatin nuk e gëzon dot ti se vetëm  në zonat e tërmetit ke përdorur para në kontot për të blerë votat. Nuk e gëzon dot ti Edvin. Dhe dëgjoi prapë të them ato daulle. Ke përdorur patronazhistët. Tek Kryeministria e kemi radhën me atë daulle. Po, po!,”-tha Berisha ndër të tjera.  

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Berisha nis foltoren në Kukës: Edi më ndiq

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kukes aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne kukes

Sondazh

Poll