Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, mbërrijnë votat e para të diasporës

12 Tetor 2021, 12:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, mbërrijnë votat e para të

KOSOVË- Në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të dielë në Kosovë, disa javë më parë ka filluar edhe votimi përmes postës, për të gjithë ata qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se deri më tani KQZ-ja ka pranuar 3 mijë e 481 pako me fletëvotime.

“Është duke vazhduar procesi i votimit përmes postës për 15,532 qytetarët e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Deri më tani, KQZ-ja ka pranuar 3,481 pako të supozuara me fletëvotime”, ka thënë Elezi.

Afati i fundit për të pranuar përmes postës votat e diasporës është 15 tetori, ku  në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 90 mijë e 586 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll