Bota

Kandidati i VV-së prezanton idenë për ‘Miss Gjyshja’, Kurti nuk mban dot të qeshurën

12 Tetor 2021, 12:12 Nga DOSJA
Kandidati i VV-së prezanton idenë për ‘Miss Gjyshja’,

KOSOVË– Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Ferizajn, Valon Ramadani, ka shkaktuar të qeshura në rrjet por dhe te vetë kryeministri Kurti me idenë e tij ”Miss gjyshja.”

Në një takim elektoral me gratë, ku i pranishëm ishte dhe Kurti, Ramadani teksa po shpaloste planin e tij për komunës e Ferizaj, shpalosi dhe idenë e tij për festivalin vjetor ‘Miss gjyshja’.

Krejt ata nipa e mbesa, kanë me ardhë në atë festival edhe kanë me duartrokitë kur t’i zgjedhet Miss Gjyshja një, dy edhe tre”, – ka deklaruar Ramadani.

Derisa Ramadani po e shpaloste planin e tij për këtë festival, Kryeministri Kurti duartrokiste idenë e kandidatit të tij, dhe shihej duke qeshur.  Pas idesë së Ramadanit për festivalin vjetor “Miss Gjyshja”, kanë shpërthyer shakatë dhe memet në rrjete sociale.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti valon ramadani zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 albin kurti valon ramadani zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll