Bota

Flet babai i të arrestuarit për terrorizëm: Praktikonte fenë, nuk dyshonim tek ai

12 Tetor 2021, 12:01 Nga DOSJA
Flet babai i të arrestuarit për terrorizëm: Praktikonte

KOSOVË– Babai i një prej pesë të arrestuarve në Kosovë për terrorizëm, të cilët dolën para gjykatës për dyshim të planifikimit të sulmeve terroriste, ka folur ditën e sotme për të birin. Fazli Syla, banor i fshatit Bukshiç të Klinës u shpreh për mediat në Kosovë se djali i tij, E.S është një praktikues i fesë dhe se familja nuk ka dyshuar asnjerë për të në asgjë. Ai shtoi se i biri i tij merrej me rritjen e pulave dhe ka tre fëmijë. Syla thotë se E.S. është arrestuar edhe më herët për të njëjtën vepër.

“E kanë arrestuar që tri ditë, po erdha ta shoh sot djalin po s’me lejonë me e pa. Djali është marrë me pula, s’ka punu askund. Është praktikues i fesë sikur e gjithë familja po skemi dyshuar kurrgjë. Ka shkuar në xhami e ka fal xhumanë s’ka pas tjetër lëvizje. Edhe vite më parë është arrestuar po s’ka nejt shumë në burg për të njëjtën vepër. Djali është i martuam i ka tre fëmijë”, tha babai i tij.

Policia e Kosovës arrestoi të dielën pesë persona, të cilët dyshohen se po planifikonin të kryenin sulme tërroriste në vend.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni te arrestuarit per terrorizem te arrestuarit per terrorizem

Sondazh

Poll