Bota

Panik në Kretë, njerëzit vrapojnë të trembur pas tërmetit të fuqishëm (FOTOT)

12 Tetor 2021, 10:54 Nga DOSJA
Panik në Kretë, njerëzit vrapojnë të trembur pas

GREQI- Janë publikuar imazhet e para nga tërmeti i fuqishëm 6.3 Rihter që goditi ishullin e Kretës mesditën e sotme.

Sipas Protothema, dridhja u ndje veçanërisht në Heraklion, pasi kishte intensitet dhe kohëzgjatje, duke rezultuar në panik dhe ankth tek banorët, të cilët dolën në rrugë, parqe dhe sheshe.

Në pamjet e publikuara shihen disa banesa të dëmtuara, rrugë të bllokuara nga rënia e shkëmibnjve dhe supermarkete të shkatërruara nga rënia e produkteve. Ndërkohë që shihen edhe momentet e panikut te banorët teksa kanë dalë të alarmuar në momentin që kanë ndjerë dridhjet e para.

Në 24 orët e ardhshme do të dimë nëse 6.3 Rihter që tronditi Kretën dhe ishujt e tjerë të Egjeut në orën 12:24 është tërmeti kryesor apo do të pasohet nga ndonjë tjetër më i fortë deklaroi sizmologu i njohur, Gerasimos Chouliaras.

“Ky është një tërmet i fortë prej 6.3 në shkallën Rihter, 23 kilometra në juglindje të qytetit të saj Zakrou. Është një tërmet nënujor, i vendosur në zonën më të gjerë të të ashtuquajturit hark grek, ku është zona e fundosjes së pllakës afrikane.”-tha ai.

Άν δείτε το βίντεο ο #σεισμός ήταν 6,4 ρίχτερ κράτησε περιπου 29 δευτερόλεπτα με συνεχείς αυξομειώσεις της έντασης του .
Είχα ένα ράπισμα μήκους 5 μέτρων στην αποθήκη του μαγαζιου
Ελπίζω να μην έχουμε χειρότερα. #κρητη #earthquake pic.twitter.com/xBNA0nLDIk

— Μανόλης della Creta (@baxebanis) October 12, 2021

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni termet ne greqi termet ne greqi

Sondazh

Poll