Bota

Tmerri në Selanik, 51-vjeçari përdhunon nipërit e tij, më i vogli vetëm 3 vjeç

12 Tetor 2021, 11:51 Nga DOSJA
Tmerri në Selanik, 51-vjeçari përdhunon nipërit e tij,

GREQI– Zbulimi i një rast të ri të abuzimit seksual të të miturve nga xhaxhai i tyre ka tronditur Selanikun.

Sipas mediave greke, 51 -vjeçari, i cili pranoi veprimet e tij, përdhunoi mbesat dhe nipërit e tij nga viti 2009 deri në 2013, përkatësisht dy djem dhe një vajzë, ku më i riu prej tyre ishte vetëm 3 vjeç.

Makthi i fëmijëve filloi në vitin 2009 dhe zgjati për 4 vite. Viktimat janë dy vëllezër dhe kushërira e tyre, prindërit e të cilëve i linin tek gjyshërit e tyre që jetonin në Selanikun lindor, në mënyrë që të shkonin në punë. Megjithatë, aty jetonte edhe xhaxhai 51-vjeçar i fëmijëve, i cili sa herë që të gjithë ishin larg shtëpisë gjente rastin dhe përdhunonte fëmijët e mitur.

Ajo çfarë e bën dhe më monstruoze ngjarje është fakti se 51-vjeçari filmonte aktet sekusale me të miturit. Në atë kohë, ata ishin respektivisht vetëm 3, 5 dhe 6 vjeç!

Një nga fëmijët, një djalë, 18 vjeç sot, denoncoi të gjithë tmerrin që përjetoi nga xhaxhai i tij dhe ndaj 51-vjeçarit, u ngrit një çështje nga punonjësit e policisë të Departamentit të Mbrojtjes së të Miturve për marrëdhënie seksuale me një i mitur, pornografi për fëmijë, akte seksuale me të mitur, abuzim me të miturit dhe cenim i dinjitetit seksual.

Konkretisht, sipas ankesës përkatëse të 18-vjeçarit, periudha e lartpërmendur nga viti 2009 deri në 2013, në një apartament ku ai jeton në Selanikun lindor, kryente vazhdimisht akte seksuale ndaj tre të miturve, duke ofruar shpërblime të ndryshme materiale. Përveç kësaj, ai disa herë i filmoi aktet seksuale me celularin e tij. 51-vjeçari pranoi tek autoritetet veprimet e tij dhe procedurat ligjore pritet të ndiqen tani e tutje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 51-vjecari ne selanik abuzimi me te miturit selanik 51-vjecari ne selanik abuzimi me te miturit selanik

Sondazh

Poll