Bota

Kreu i organizatës kriminale, arrestohet shqiptari në Perugia

12 Tetor 2021, 09:18 Nga DOSJA
Kreu i organizatës kriminale, arrestohet shqiptari në Perugia

TIRANË– Një shqiptar është arrestuar në Perugia pasi dyshohet se është kreu i një organizate kriminale. Shqiptari dyshohet se ka përdorur një gomone të vjedhur për të transportuar drogën.

Karabinerët e Perugias arrestuan shqiptarin, pasi dyshohet se bën pjesë në këtë bandë e cila është e përbërë nga gjashtë anëtarë të tjerë.

Hetimet kanë nisur nga tetori 2017 deri në maj 2018, nga karabinerët e Perugia, të koordinuar nga Prokuroria Publike e Perugia, si pjesë e operacionit të quajtur ‘San Mariano 2017’. Grupi përbëhej nga gjashtë persona, të gjithë shqiptarë, të cilët në Italinë qendrore menaxhonin sasi të mëdha droge, duke i sjellë nga Shqipëria, në një qendër magazinimi në Romë. Hetimi bëri të mundur marrjen e 1,400 kilogram marihuanë, armë, si dhe u zbulua vjedhja e një gomone që përdorej për transportimin e drogës.

Burimi: Umbriaradio

(a.b).dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet shqiptari ne perugia perugia arrestohet shqiptari ne perugia perugia

Sondazh

Poll