Bota

Greqia nuk gjen qetësi, tërmet 6.2 rihter në Kretë

12 Tetor 2021, 09:36 Nga DOSJA
Greqia nuk gjen qetësi, tërmet 6.2 rihter në Kretë

GREQI- Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter ndodhi në një zonë detare në juglindje të ishullit të Kretës në Greqi.

Sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra u regjistrua 30 kilometra në juglindje të Zakros.

Thellësia fokale vlerësohet në pesë kilometra. Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale

Përtej Kretës, tërmeti u ndje në Rodos.

(k.m/d.a/dosja.al)

 

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni termet ne greqi termet ne greqi

Sondazh

Poll