Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Flet nga izolimi Cikalleshi: Kam marrje mendsh, temperaturë…

12 Tetor 2021, 08:03 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Flet nga izolimi Cikalleshi: Kam marrje mendsh,

TIRANË- Nuk kanë fund lajmet jo të mira për Edi Rejan dhe padyshim ky i pozitiviteti të Sokol Cikalleshit e ka rënduar jo pak situatën edhe sa i përket zgjedhjeve  që duhe të bëjë për mbrëmjen e sotme.

“U zgjova mëngjesin e së hënës me marrje mendsh dhe temperaturë 37.5. Menjëherë u dyshua që do të kisha diçka dhe bashkë me skuadrën në tamponët që duheshin për ndeshjen. Megjithatë fakti që temperatura vazhdonte ethet dhe dhimbja e kokës u shtuan dyshimet dhe pasdite u konfirmua,” – tregon Sokol Cikalleshi ekskluzivisht për Dosja.al.

Për të evituar që të ketë disa të prekur lojtarët qëndrojnë vetëm nëpër dhoma në hotelin ku janë grumbulluar dhe pavarësisht qëndrimit në seancat stërvitore apo gjatë analizës së bashku Cikalleshi ishte i vetmi pozitiv në testet e kryera në prag të ndeshjes me Poloninë.

“Menjëherë u nisa drejt qytetit tim të Kavajës për tu izoluar. Ndërkohë që të njëjtat simptoma i pata deri në mbërmjen e së hënës. Kjo është hera e dytë që e kaloj Covid-19, më parë rreth 6-7 muaj shkuar rezultpv pozitiv por nuk pata asnjë shenjë,” deklaron bomberi kuqezi.

Ndërkohë që në fund ai e la mbyllur me një urim për shokët e ekipit dhe kombëtsre kuqezi: Covid-19 më ndaloi mua por kombëtaren kuqezi nuk e ndalon askush.

Sokol Cikalleshi është lojtari i dytë që del pozitiv në këtë grumbullim për këto dy ndeshje pas Erjon Hoxhallarit i cili doli pozitiv sëbashku me fizioterapistin Arzen Voci përpara ndeshjes me Hungarinë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore sport cikalleshi me covi sokol cikalleshi cikalleshi me covi sokol cikalleshi

Sondazh

Poll