Bota

E rëndë në Francë, 33-vjeçari nga Kosova u ekzekutua nga djali i tij i mitur

12 Tetor 2021, 08:27 Nga DOSJA
E rëndë në Francë, 33-vjeçari nga Kosova u ekzekutua

FRANCË– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e një 33-vjeçari nga Kosova në Nice të Francës, ku policia ka konfirmuar se i dyshuar është djali i tij 13-vjeçar.

Sipas të dhënave fillestare ngjarja ka ndodhur javën e kaluar rreth orës 3 të mëngjesit, ku 33-vjeçari u qëllua për vdekje me një armë zjarri. Fillimisht u dyshua se vrasësi ishte partnerja e tij, e cila para organeve të drejtësisë kishte dhënë deklarata të paqarta për ngjarjen.

Megjithatë, Prokuroria e Republikës së Nice të shtunën njoftoi se për këtë vrasje është ndaluar djali 13-vjeçar i tashmë viktimës, raporton “France Bleu”. Ai dyshohet të ketë vrarë babanë e tij me një plumb në kokë.

Gjtihçka ka nisur si një sherr ndërmjet çiftit ku i pandehuri, vëllai i tij dhe nëna e tyre i thanë policisë se 33-vjeçari kishte konsumuar shumë alkool atë natë dhe më pas e kishte goditur bashkëshorten e tij.

Pikërisht në këtë moment djali 13 vjeç, më i madhi nga pesë fëmijët e çiftit, kishte shkuar për të marrë armën e babait të tij. Ka hyrë në kuzhinë ku ishte babai i tij dhe ka shtënë me armë, duke e goditur babanë e tij në kokë”, ka sqaruar François Perain, prokuror i qytetit të Nice.

Djali 13 vjeç më pas kishte ikur bashkë me vëllain e tij dhe kishte lëvizur nëpër qytetin e Nice në tentativë për të fshehur armën e vrasjes, para se të dorëzoheshin të nesërmen në polici. Edhe nëna e tyre, që po ashtu gjendej nën masën e ndalimit, ka rrëfyer se djali i saj ishte autori i vrasjes, version ky i konfirmuar edhe nga vajza e tyre 7-vjeçare, e cila kishte qenë po ashtu dëshmitare e ngjarjes. Të gjithë fëmijët e çiftit janë vënë nën kujdes të përkohshëm.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora djali vret babain ne france kosove vrasja e 33-vjecarit kosovar ne france djali vret babain ne france kosove vrasja e 33-vjecarit kosovar ne france

Sondazh

Poll