Bota

Shpëtoi Biden nga nga stuhia e borës, përkthyesi lë Afganistanin

12 Tetor 2021, 07:27 Nga DOSJA
Shpëtoi Biden nga nga stuhia e borës, përkthyesi lë

SHBA- Një përkthyes afgan, i cili ka ndihmuar senatorin e atëhershëm amerikan, Joe Biden, të dalë nga një stuhi bore në Afganistan, ka arritur të largohet nga ky vend, së bashku me familjen e tij.

Në vitin 2008, stuhia e borës ka detyruar helikopterin ushtarak që transportonte Bidenin – tani president i SHBA-së – dhe ligjvënës të tjerë amerikanë, të uleshin në një luginë, ku ishin në rrezik nga sulmet. Aman Khalili ka qenë në mesin e punonjësve afganë të Qeverisë amerikane që e kanë çuar grupin në një rajon të sigurt.

Qysh në muajin gusht, kur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit, Khalili ka kërkuar ndihmë për t’u larguar. Ai tani u është bashkuar mijëra afganëve që kanë ikur nga vendi i tyre, për të mos jetuar nën regjimin taliban.

Një përfaqësues i Departamentit amerikan të Shtetit konfirmoi për BBC-në se Khalili dhe familja e tij “janë larguar në mënyrë të sigurt nga Afganistani”, me “angazhimin dhe mbështetjen e SHBA-së”

Marrë nga REL

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan perkthuesi le afganistanin perkthyesi shpeton biden nga stuhia e bores presidenti joe biden afganistan perkthuesi le afganistanin perkthyesi shpeton biden nga stuhia e bores presidenti joe biden

Sondazh

Poll