Bota

“Durimi po soset”/ Erdogan për grupin terrorist PKK: Do t’i eleminojmë kërcënimet

11 Tetor 2021, 20:50 Nga DOSJA
“Durimi po soset”/ Erdogan për grupin terrorist PKK: Do

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, tha se vendit të tij i ka përfunduar durimi pas sulmit të fundit vdekjeprurës ndaj forcave policore turke në veri të Sirisë dhe ngacmimeve që shënjestrojnë territoret e vendit. Anadolu Agency shkruan se komentet e Erdoğan erdhën në një konferencë për media pas takimit të Kabinetit në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan tha se Ankaraja është e vendosur të eliminojë kërcënimet që dalin nga Siria veriore, qoftë e vetme ose me mbështetjen e forcave aktive lokale. Dy policë të operacioneve speciale turke u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në zonën e Operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, kur YPG, dega siriane e grupit terrorist PKK, goditi një automjet të armatosur me raketa.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur disa operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit me Sirinë, me qëllim parandalimin e formimit të një korridori terrorist dhe me synimin për të siguruar një mjedis të sigurt për kthimin e personave të zhvendosur. Këto janë operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur për më shumë se 35 vjet, organizata terroriste PKK, e cila është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pkk rexhep tajip erdogan pkk rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll