Bota

Polici në Greqi konfliktohet me kushëririn për tokën, nxjerr armën dhe e vret, autori ndez cigare…

11 Tetor 2021, 20:48 Nga DOSJA
Polici në Greqi konfliktohet me kushëririn për tokën, nxjerr

GREQI– Një oficer policia vrau kushëririn e tij pas një konflikti me motive pronësie. Sipas “Protothema”, dy kushërinjtë patën një grindje mes tyre, ndërsa më pas situata degardoi në përfundimin e armës së zjarrit.

Në debat e sipër, polici mori armën e zjarrit që kishte me vete dhe qëlloi për vdekje kushëririn e tij, baba të tre fëmijëve. Ndërkohë që sherri mes tyre avanconte, familjarët e viktimës po hipnin në makinë duke menduar se debati ishte shuar. Por “ngrinë” në vend kur dëgjuan të shtënat dhe panë 62-vjeçarin e shtrirë në tokë, ndërsa autori i krimit kishte ndezur në cigare.

Më pas, vrasësi 64-vjeçar hipi përsëri në makinën e tij dhe nxitoi të ikte, por ai u lokalizua nga policia e Artës dhe u arrestuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi vrasje ne greqi greqi vrasje ne greqi

Sondazh

Poll