Bota

Arrestimi i 5 personave për terrorizëm në Kosovë, konfiskohen municione luftarake

11 Tetor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Arrestimi i 5 personave për terrorizëm në Kosovë,

KOSOVË- Një arsenal armësh dhe municione janë sekuestruar ditën e sotme në Kosovë, pas arrestimit të 5 personave për terrorizëm ditën e djeshme. Gazeta Ekspress shkruan se aksioni nga Policia e Kosovës ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, përfshirë armë automatike të llojeve të ndryshme, municion, granata dore, dhe pajisje tjera të ndryshme.

“Ky aksion është në vazhdën e veprimeve të ndërmarra dje me datë (10.10.2021) në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili kishte rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar si dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme. Prokuroria Speciale njofton se arrestimi i personave të dyshuar është kryer mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës ku dyshohen për veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, njofton prokuroria.

Ditën e djeshme në Kosovë kanë rënë në pranga 5 persona, pasi dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohen 5 persona ne kosove prokuroria e kosoves sekuestrohen arme ne kosove arrestohen 5 persona ne kosove prokuroria e kosoves sekuestrohen arme ne kosove

Sondazh

Poll