Bota

FOTO/ Me sandale, Kim Jong Un tërheq vëmendjen botërore me stilin e veshjes

11 Tetor 2021, 19:48 Nga DOSJA
FOTO/ Me sandale, Kim Jong Un tërheq vëmendjen botërore me stilin

KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresës së Veriut Kim Jong Un tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare gjatë një fjalimi për themelimin e partisë sunduese të Koresë së Veriut. Channelnewsasia shkruan se ndryshe nga herët e tjera Jong Un këtë herë tërhoqi vëmendjen për zgjedhjen e këpucëve të tij.

Kim u ngjit në tapetin e kuq të një salle luksoze duke veshur sandale të zeza me shkëlqim mbi çorape të zeza, për të plotësuar kostumin e tij të errët. Sipas analistëve është e paqartë, pse Jong Un vendosi që të vesh sandalë të zeza, apo nëse i kishte veshur më parë.  Cilado qoftë arsyeja, Kim duket se po ndërmerr hapa kohët e fundit për të mbrojtur shëndetin dhe rehatinë e tij.

Zgjedhjet e veshjeve të Kim shpesh shqyrtohen me kujdes nga analistët ndërkombëtarë që kërkojnë të dhëna për shëndetin e tij, i cili është një sekret i ruajtur fort në vend.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kim jong un sandalet e kim jong un kim jong un sandalet e kim jong un

Sondazh

Poll