40 cent më shumë! Rritet çmimi i bukës edhe në Kosovë
11 Tetor 2021, 19:01Nga DOSJA
Ngriten çmimet e produkteve esenciale në Kosovë, shtrenjtohet edhe buka. Qytetarët shprehen të shqetësuar nga këto ngritje .
Rrugët e kryeqytetit çdo ditë të javës janë të mbingarkuara. Përveç trafikut, shoferët i shqetëson edhe çmimi i naftës, i cili është rritur rreth 40 centë javëve të fundit.
Por nuk është vetëm nafta që ka pësuar rritje, edhe në produktet esenciale si vaji, sheqeri e mielli është parë një rritje në çmim.
Krahas këtyre, është rritur edhe çmimi i bukës. Në disa furra në kryeqytet e në komuna tjera buka shitej 40 centë, nga 35 centë sa ishte më parë.
Kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët, të cilët po thonë që xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime.
Edhe Shqipe Hasani thotë se çmimet e produkteve nuk duhet të bazohen në atë evropianë. Ndërsa kryetari i OJQ Konsumatori Selatin Kaqaniku, thotë se ka abuzim dhe paarsyeshmeri në ngritjen e këtyre çmimeve.
Kaqaniku deklaroi se çmimet e artikujve në Kosovë janë më të larta se ato në Evropë, ai tutje thekson se Kosova nuk ka treg që i përballon këto çmime.
Ndërkohë kryeministri Kurti ka premtuar që paga mesatare në Kosovë do të jetë 250 euro.
Marrë nga Ekspress
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
RUMANI- Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, e propozoi të hënën udhëheqësin e qendrës së djathtë, Dacian Ciolos, si kandidat për formimin e Qeverisë së re. P...
Mbi 130 shtete kanë arritur një marrëveshje për ndryshime gjithëpërfshirëse të tatimit të kompanive të mëdha botërore. Qëllimi: të pengohen kompanitë shumëkombë...
RUSI- Një stërvitje e përbashkët mes Rusisë dhe Serbisë ka filluar ditën e sotme. Gazeta.ru shkruan se gjatë stërvitjes, personeli fluturues i të dy shteteve do...
Presidenti çek, Millosh Zeman, është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, tha të hënën një zëdhënës i spitalit ushtarak në Pragë. Zeman, 77 vjeç...
ANGLI- Boris Johnson po përballet me presion në rritje sonte për vendimin e tij për të shkuar me pushime në mes të një krize për rritjen e çmimit të gazi...
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta anulojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për t’ua paguar rrymën katër komunave në veri t...
RUSI- Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexey Navalny ka bërë me dije se një komision burgu e ka caktuar atë si ekstremist dhe terrorist. Aljazeera shkruan se Na...
Policia e Kosovës të dielën arrestoi pesë persona që dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë. Një prej të arrestuarve është Ardian Gjuraj nga Pej...
SHBA– Gjigandi farmaceutik Merck ka kërkuar nga Administrata e Ushqimeve dhe Barnave, autorizimin për përdorim urgjent të pilulës eksperimentale për trajt...