Aktualitet

Priten ndryshme e shkarkime! Kryepolici Gledis Nano mbledh drejtuesit e qarqeve, u prezanton objektivat

11 Tetor 2021, 15:37 Nga DOSJA
Priten ndryshme e shkarkime! Kryepolici Gledis Nano mbledh drejtuesit e qarqeve,

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbledhur për herë të parë në një takim, drejtuesit e “bluve” në të gjithë qarqet e vendit. Mësohet se në takimin e tyre të parë, Nano u ka prezantuar objektivat dhe prioritetet e tij në drejtim të organizatës së Policisë së Shtetit si dhe ka marrë opinione nga vartësit.

Takimi ka nisur rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa burimet janë tepër të rezervuara për dhënien e informacioneve sa i përket zhvillimeve të saj.

Në nivel drejtues në Qarqe apo komisariate pritet të ketë edhe ndryshime por kjo në bazë të perfomancës, ku në shënjestër pritet të jenë qytetet më problematike sa i përket situatës së rendit dhe kontrollit të territorit. Këto ndryshime pritet të përfshijnë transferime apo shkarkime por deri më tani nuk ka asnjë vendim të marrë për ta.

Ndërkohë që pasditen e kësaj të premteje, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka ftuar në një takim jo formal në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, edhe gazetarët e kronikës duke bërë me dije se do të jetë një bashkëbisedim jo publik me qëllim forcimin e bashkëpunimit në vijim.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano nano me shefat e qarqeve gledis nano nano me shefat e qarqeve

Sondazh

Poll