Aktualitet

Akuzohet se liroi të fortët, pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

11 Tetor 2021, 13:51 Nga DOSJA
Akuzohet se liroi të fortët, pranohet gjykimi i shkurtuar për

TIRANË- GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila aktualisht ndodhet në burg nën hetimin për korrupsion.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha dhe 8 të pandehur të tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën paraprake.

Në seancë gjykim të shkurtuar kanë kërkuar Aldo Tabakun, Manuela Mallkuçin, Bledar Petani, Sajmir Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj dhe Gentjan Nezaj. Isuf Tanuzi është i vetmi që nuk kërkoi gjykim të shkurtuar.

Enkelejda Hoxha u arrestua pas një hetimi të SPAK pasi dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke mundësuar lirimin nga burgu të shumë emrave të njohur të botës së krimit. Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por më vonë ai u la i lirë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo tabaku bledar petani enkelejda hoxha gazmir nezaj gentjan nezaj isuf tanuzi saimir petani spak aldo tabaku bledar petani enkelejda hoxha gazmir nezaj gentjan nezaj isuf tanuzi saimir petani spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2021, 12:10

TIRANË– Ministria e Infrastrukturës ka shpallur si fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turk, i cili as më ...