Politike

VIDEO- Lapsus! Manastirliu ndryshon datën e nisjes së universiteteve, studentët të paraqiten në auditore të dielën

11 Tetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
VIDEO- Lapsus! Manastirliu ndryshon datën e nisjes së universiteteve,

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se universitetet do të hapen në datë 17 tetor. Kjo ditë i bie e dielë, pra studentët shqiptarë do të jenë të auditore në fundjavë.

Deklarata e ministres u tha ditën e sotme teksa ishte duke i treguar shefit të kompanisë ‘Pfizer’, Albert Bourlës, ambientet e brendshme të stadiumit ‘Air Albania’, aty ku po zhvillohet proçesi i vaksinimit. Teksa po tregonte se dhe studentët kanë nisur vaksinimin, Manastirliu harroi se ministria ka vendosur që universitetet do të nisin me 18.

‘Hapim universitetet me 17 tetor’- tha Manastirliu duke vijuar më pas fjalinë normalisht, duke mos kërkuar ndjesë për këtë ngatërresë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike nisja e universiteteve ogerta manastirliu nisja e universiteteve ogerta manastirliu

Sondazh

Poll