Politike

VIDEO- Balla: Do rrëzojmë dekretet e Presidentit, kërkesa e PD për ‘Becchetin’ dëmton interesat e Shqipërisë

11 Tetor 2021, 09:15 Nga DOSJA
VIDEO- Balla: Do rrëzojmë dekretet e Presidentit, kërkesa e PD

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes së sotme se komisioni hetimor “Becchetti” do të shtyhet, pasi dëmton interesat e Shqipërisë pasi është në proçes gjyqësor. Sipas tij, ka qënë ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo vendi të ketë ecur në procesin juridik.

‘Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë. Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor“, tha në një prononcim për mediat kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ndërsa, për sa i përket zgjedhjes së anëtares së Autoriteti të Konkurencës, Balla tha se Rezana Konomi është kandidatura që ka marrë shumicën e votave nga Partia Socialiste. Ai tregoi se Konomit ka marrë pëlqimin e shumicës së deputetëve të grupit parlamentar socialist, ndërsa shtoi se ka pasur mes tyre edhe deputetë socialistë që kanë votuar kundër kësaj kandidature të propozuar nga kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Shalsi ka bërë një propozim për kandidaturën e dytë, e cila sipas vlerësimit të kryetarit tonë të Ekonomisë plotësonte kushtet, edhe për shkak të arsimimit, edhe për shkak të eksperiencave të mëparshme. Sepse kandidatura tjetër nuk vinte nga fusha e jurisprudencës apo ekonomisë, edhe në aspektin formal zonja i plotësonte vlerësimet. Grupi Parlamentar ka votuar me shumicë. Kujtoj që ka pasur edhe votë kundër. Natyrshëm ka edhe votime alternative. Nuk di cili do jetë qëndrimi i pakicës parlamentare, që kjo kandidaturë e propozuar nga presidenti të marri detyrën.’- deklaroi Balla.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll