Politike

VIDEO- Vjen në Shqipëri shefi i kompanisë ‘Pfizer’! Rama: Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë, nuk jeni &#

11 Tetor 2021, 09:31 Nga DOSJA
VIDEO- Vjen në Shqipëri shefi i kompanisë ‘Pfizer’!

TIRANË- Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ndodhet në një vizitë në Shqipëri, për të parë më nga afër vijimin e proçesit të vaksinimit. Kjo vizitë vjen pas 1 viti, kur kryeministri Edi Rama ishte ai që shkoi deri në New York për të negociuar për dozat e vaksinave.

Bourla është pritur ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama. Të tre të pajisur me maskë, vizituan nga afër ambientet e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania’. Bourla u njoh me kushtet e vaksinimit në ambientet e brendshme të stadiumit, aty ku ministrja i tregoi se si po vijohet duke prekur dhe vaksinimin e studentëve i cili po vijon ende në Shqipëri.

Rama e cilësoi Borulën si një mik të Shqipërisë pasi na hapi dyert atëherë kur nuk kishim më shpresa, duke thënë se nëse nuk do ishte për ndihmën e tyre, vendi ende do ishte duke vuajtur psikologjikisht.

‘Ju falenderoj, tashmë kohërat janë ndryshe, por pa ju në fillim ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht, nga pamundësia për të rinisur vaksinimin. Ju hapër dyert’-iu drejtua Rama Bourlës.

Në fjalën e tij, Bourla u shpreh se nuk do të harrojë kurrë takimin që ka zhvilluar me Ramën në New York një vit më parë pasi në atë periudhë ai fluturoi deri në SHBA për të biseduar për të marrë dozat e para të vaksinës. Ai e cilëson Ramën si mik, duke e vlerësuar për këtë miqësi që kanë së bashku. Me shaka Rama i tha se nuk është ballkanas tipik.

‘Dua të shtoj edhe pse origjinën e keni nga Ballkani nuk jeni një ballkanas tipik. Kur thashë këtë gjë, thatë po, nuk ju premtoj por do bëj më të mirën. U thashë jam i sigurt që do e mbaj fjalën, sepse po të kishte thënë menjëherë “po” do ishte sa për të na…‘- tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albert bourla ne tirane edi rama albert bourla ne tirane edi rama

Sondazh

Poll