Sport

Pozicioni i parregullt i Mbappe, ja si e justifikoi gjyqtari

11 Tetor 2021, 05:40 Nga DOSJA
Pozicioni i parregullt i Mbappe, ja si e justifikoi gjyqtari

ITALI – Nations League u mbyll mes polemikave për golin në fund të takimit që shënoi Kylian Mbappe.

Pasimi i Theo Hernandez e gjeti sulmuesin e PSG-së në pozicion jashtë loje, por vendimi i marrë ishte tjetër, duke u interpretuar me devijimi që i bëri Eric Garcia, duke u konsideruar si një veprim që fillon një aksion të ri.

Kur topi po shkonte drejt Mbappe, Garcia preku topin dhe gjyqtari Anthony Taylor besoi se kjo krijoi një fazë të re të lojës.

Kjo është ajo që ai u shpjegoi lojtarëve të Spanjës, siç tha Sergio Busquets pas ndeshjes.

Mbappe ishte jashtë loje, por gjyqtari tha, se Eric shkoi për topin dhe se kjo filloi një fazë të re,”- tha Busquets për RTVE.

“Kjo nuk ka kuptim, megjithatë. Ai shkoi në përpjekje për të prerë topin, sepse Mbappe ishte atje dhe ai supozoi se Mbappe ishte brenda, kështu që bëri atë që çdo mbrojtës do të kishte bërë në përpjekjen për ta prerë atë.”

Pse nuk kishte një vijë për pozicionin jashtë loje, në golin e Mbappe?

Eksperti i arbitrimit i “MARCA”, Alfonso Perez Burrull nuk e kuptoi vendimin dhe pyeti pse transmetimi i UEFA-s nuk tregoi një vijë jashtë loje për ta bërë të qartë se Mbappe ishte përpara mbrojtësit të fundit, kur u luajt pasimi fillimisht.

“Ajo që është e pabesueshme, ata nuk gjurmuan një vijë, kur ai duket se ishte në një pozicion qartë jashtë loje,”- tha ish-gjyqtari në radio “MARCA” gjatë ndeshjes.

“Mbappe është jashtë loje. Kjo është e vërtetë edhe me një prekje nga spanjolli.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll