Politike

VIDEO- Vizita e shefit të Pfizer, Rama: Ditë e veçantë, dua t’ja shpreh në shqip mirënjohjen

11 Tetor 2021, 09:39 Nga DOSJA
VIDEO- Vizita e shefit të Pfizer, Rama: Ditë e veçantë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mbajti një deklaratë të shkurtër përballë gazetarëve për praninë e shefit të kompanisë ‘Pfizer’, Albert Bourla në Shqipëri. Rama u shpreh se dita e sotme është e veçantë pasi në vend ndodhet shefi i madh i Pfizer. Për Ramën, ai është kthyer në një mik të shqiptarëve pasi dha ndihmën atëherë kur ne kishim më shumë nevojë. Rama shtoi, se nëse nuk do ishte për ndihmën e tij, vendi ynë do ishte duke vuajtur shumë.

‘Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit, kemi nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim shefin e madh te Pfizer. Eshtë bërë një mik i yni, një mik i Shqipërisë. Na hapi derën në momentin më të vështirë, kur ne shkuam për të trokitur në derën e Pfizer kur nuk kishim asnjë perspektivë, folëm gjatë. Dua tju jem shumë qartësisht mirënjohjen në shqip, atë që e kam shprehur në mënyrë të përsëritur, për këtë ndihmë, në mbrojtje të jetës të qytetarëve tanë. ‘

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albert bourla ne tirane edi rama albert bourla ne tirane edi rama

Sondazh

Poll