Bota

Një javë nga firmosja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, janë vendosur rreth 13 mijë tabela

11 Tetor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Një javë nga firmosja e marrëveshjes mes Kosovës dhe

KOSOVË- Sot është bërë një javë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin e targave.

Fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje nisi të shtunën më 2 tetor kur edhe u larguan barrikadat dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe në vend të tyre u vendosën forcat e KFOR-it të cilat do të qëndrojnë rreth dy javë deri në stabilizimin e situatës.

Të hënën më 4 tetor sipas pikës dy të marrëveshjes së arritur, ka filluar edhe zbatimi i përkohshëm i sistemit të tabelave me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia po mbulojnë targat e njëra-tjetrës.

Lidhur me respektimin e kësaj marrëveshje, Ferdinand Nikolla, këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë për Telegrafin se zbatimi i marrëveshjes është duke ecur me një dinamikë të mirë.

“Zbatimi i marrëveshjes është duke ecur me një dinamikë mjaftë mirë dhe kërkesat për letër-ngjitëse janë të larta. Gjatë periudhës 4 deri më 8 tetor në Kosovë nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve janë lëshuar 3,863 stikersa ndërsa në pikat e kalimit kufitar 9,430 stikera, në total 13, 293”,- ka deklaruar Nikolla.

Arritja e marrëveshjes u konsiderua një hap shumë i rëndësishëm për stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe pasi pas vendimit të qeverisë së Kosovës më 20 shtator për mbulimin e targave serbe situata u agravua me dhjetëra protestues serb të cilët bllokuan dy pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjak.

Tashmë nga mërrëveshja me 3 pika pritet edhe zbatimi i pikës së tretë i cili parashikon ngritjen e një grupi pune me pjesmarrjes e të dyja palëve si dhe delegacion nga BE-ja ku pritet të gjendet një marrëveshje afatgjatë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrihet marreveshja per targat ferdinand nikolla kosova vendos reciprocitetin me serbine xhelal sveçla arrihet marreveshja per targat ferdinand nikolla kosova vendos reciprocitetin me serbine xhelal sveçla

Sondazh

Poll