Politike

Berisha në Kukës, fton demokratët në foltoren e radhës: Të bashkuar do fitojmë!

11 Tetor 2021, 07:27 Nga DOSJA
Berisha në Kukës, fton demokratët në foltoren e radhës:

KUKËS – Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditë e nesërme do të mbahet në qytetin e Kukësit ‘Foltorja’. Berisha ka njoftuar se takimi do të nisë në orën 17:30, në Pallatin e Kulturës, ku do të mbahet edhe “Foltorja’. Ai u ka bërë thirrje gjithë demokratëve të Kukësit të jenë të pranishëm.

POSTIMI:

Njoftim: Diten e marte me daten 12 tetor ne ora 17:30 ne Pallatin e Kultures do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukesit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb

Mbledhja në Elbasan ishte takimi i shtatë që ka mbajtur Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa tjetri mendohet se do të mbahet në Kukës por nuk ka ende një njoftim zyrtar. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike foltorja per pd ne kukes foltorja per pd sali berisha sali berisha foltorja per pd ne kukes foltorja per pd sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll