Politike

PD kundër planit antikrizë/ Duma: Bizneset që do paguajnë më shumë energji do rrisin çmimet e ushqimeve

10 Tetor 2021, 18:47 Nga DOSJA
PD kundër planit antikrizë/ Duma: Bizneset që do paguajnë

TIRANË – Grida Duma thotë se qeveria gënjen kur pohon se nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Skema për nënkryetaren e Partisë Demokratike është e thjeshtë. Kostot do iu faturohen jo vetëm biznesit të mesëm dhe te madh, por indirekt barra e faturimit do bjerë mbi kurrizin e konsumatorit të thjeshtë.

GRIDA DUMA, NËNKRYETARE E PD: Por jam e bindur se po te hapet kutia e Pandorës ka dhe me shume sesa aq. Të gjitha aferat duhen shkuar drejt ndëshkimit. Ndaj i kemi bere thirrje SPAK qartësisht për të hedhur fokusin me shpejtësi tek kjo ngjarje sepse kjo është ngjarja aktuale e jetës përditshme te shqiptareve.

Nënkryetarja demokrate akuzon qeverinë për dështim në sektorin energjitik, pasi sipas saj në 9 vite pushtet socialistët nuk mundën të bëjnë asnjë reformë në sektor veçse te prodhojnë kriza.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grida duma grida duma kunder planit anti krize plani antikrize grida duma grida duma kunder planit anti krize plani antikrize

Sondazh

Poll