Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, dy persona në pranga në Skrapar
10 Tetor 2021, 16:44Nga DOSJA
SKRAPAR– Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen se përfitonin energi nëpërmjet lidhjeve të paligjshme. Policia, e shoqëruar nga punonjësit e OSHEE-së, ushtroi kontrollo në banesat e Ferruzan dhe Ernest Shallarit, përkatësisht 65 dhe 41 vjeç.
NJOFTIMI I PLOTË:
Skrapar
Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(k.m.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën e ardhshme në vendin tonë. Sipas SHMU, në Mesdhe shihet tendenca e ardh...
Një mur kopshti është rrëzuar në lagjen Palorto, në Gjirokastër.Pamjet nga një kamera sigurie aty pranë tregojnë momentin kur muri, kthehet në një masive gurësh...
TROPOJË– Dy turistë belg kanë humbur në fshatin Lekbibaj të Tropojës. Një djalë dhe një vajzë, të dy bashkëmoshatarë, kishin dalë për të eksplruar na...
TIRANË– 9 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ndë...
LIBRAZHD – Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Qukës të Librazhdit, në aksion nacional që lidhet me qytetin e Prrenjasit. Nga fotot duket se n...
VLORË- Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Adem Aliaj ...
TIRANË– Mjekja e njohur Anika Dokle, e cila është dhe vajza e ish-deputetit socialist, Namik Dokle, ka shkruar një status të shkurtër lidhur me infektimin ...
Aktualitet10 Tetor 2021, 14:14
TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle në të gjitha akset e vendit, duke ndëshkuar shoferët që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor. Njëri...