Bota

Nuk i bindet urdhërit për të ndaluar! Policia në ndjekje të mjetit në Athinë, rrethohet qyteti

11 Tetor 2021, 05:42 Nga DOSJA
Nuk i bindet urdhërit për të ndaluar! Policia në ndjekje

GREQI– Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit në Athinë. ‘Protothema.gr‘ raporton se një automjet u ndoq nga policia rreth orës 05:00 në zonën e Agios Panteleimonas në rrugët Skorda dhe Papanastasiou.

Sipas informacioneve, gjithçka filloi kur oficerët e policisë të ekipit të OPKE ndaluan mjetin për kontroll i cili, nuk ndaloi por hyri në një rrugë tjetër dhe u përpoq t’i sulmonte. Askush nuk u plagos, megjithatë automjeti u ndoq menjëherë nga policia.

Shoferi u nis me një shpejtësi të madhe për të shpëtuar nga policia që e ndiqte atë. Ndjekja ishte e ashpër ndërsa dyshohet se policia qëlloi mbi automjetin.

Forca të shumta policie ndodhen në qendër të Athinës duke u përpjekur të gjejnë mjetin që nuk iu bind urdhërit të policisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni athine te shtena ne athine athine te shtena ne athine

Sondazh

Poll