Bota

Dukej si lojë, pajisja 22 mijë euro i ndihmoi të vidhnin tre makina, arrestohen 3 autorët në Britani

10 Tetor 2021, 18:03 Nga DOSJA
Dukej si lojë, pajisja 22 mijë euro i ndihmoi të vidhnin tre

BRITANI E MADHE – Policia britanike ka burgosur një treshe hajdutësh makinash të cilët përdornin një pajisje që dukej fiks si një Nintendo Game Boy për të vjedhur automjete me vlerë 180,000 paund.

Sipas BBC, Dylan Armer, Christopher Bowes dhe Thomas Poulson vodhën pesë Mitsubishi Outlanders duke përdorur pajisjen për të anashkaluar sistemet e sigurisë së makinave. Pajisja në fjalë vlen 20,000 paund dhe, sipas Policisë së West Yorkshire, është e aftë të zhbllokojë dhe të ndezë një makinë brenda pak sekondash. Inspektimi më i afërt sugjeron që pjesët e brendshme komplekse janë të veshura me një shtresë të lirë, të stilit Game Boy, e cila zakonisht duket si një levë kontrolli per video lojëra.

Të tre burrat u burgosën në Leeds Crown Court pasi u deklaruan fajtorë për vjedhjet. Ata u arrestuan pasi një Mitsubishi Outlander u vodh nga një rrugë në Scholes më 20 korrik të këtij viti. Pamjet e kamerave televizive i treguan ata duke e shkëputur makinën nga pika e karikimit para se të përdorin pajisjen e ngjashme me Game Boy për të shkyçur dhe ndezur motorin e saj.

Me arrestimin e tyre, pajisja u gjet në një xhep të fshehur të makinës së tyre. Për më tepër, pamjet nga telefoni inteligjent i Poulson e treguan atë duke demonstruar se sa shpejt pajisja mund t’i japë atij akses në një makinë, të shoqëruar me një koment në tone tallëse.

Policia e West Yorkshire shtoi se kërkohej investim i rëndësishëm për të blerë një nga pajisjet e sofistikuara, duke sugjeruar se vjedhjet ishin krime të planifikuara dhe të orkestruara. Armer u burgos për 30 muaj. Poulson dhe Bowes u dënuan secili me 22 muaj burg.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 3 persona vidhnin makina nintendo game boy vjedhje ne britani 3 persona vidhnin makina nintendo game boy vjedhje ne britani

Sondazh

Poll