Bota

Rusia tërheq sanksionet, do lejojë vizitën e zyrtares amerikane

10 Tetor 2021, 19:25 Nga DOSJA
Rusia tërheq sanksionet, do lejojë vizitën e zyrtares amerikane

RUSI – Rusia do të lejojë Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, të vizitojë Moskën për bisedime pavarësisht se e kishte futur më parë në listën e zezë, pasi Uashingtoni ra dakord të heqë një kufizim të ngjashëm të vendosur për një qytetar rus.

Sipas Reuters, zyrtarja amerikane, e cila pritet të vizitojë Moskën nga data 11 deri më 13 tetor, udhëton në një kohë kur lidhjet politike midis vendeve janë tendosur keqazi. Ajo do të takohet me zyrtarë të lartë për të diskutuar çështje bilaterale, rajonale dhe globale, sipas Departamentit të Shtetit.

“Ajo ishte me të vërtetë në listat tona të sanksioneve që e ndalonin të na vizitonte. Ata (SHBA) përfshinin përfaqësues rusë dhe ekspertë të politikës së jashtme në listat e tyre të sanksioneve. Pra, në këtë rast, pyetja u zgjidh në bazë reciprociteti. Po, ajo do të jetë në Rusi”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Zakhrova më vonë sqaroi se një shtetas rus ishte hequr nga lista e sanksioneve të SHBA. Ajo nuk e bëri të ditur emrin e personit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë. Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit ranë në nivelet më të ulëta që pas Luftës së Ftohtë në 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina tek Rusia, dhe mbeten të tensionuara për një sërë çështjesh të tjera.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nensekretarja amerikane e shtetit nuland vizite ne rusi victoria nuland nensekretarja amerikane e shtetit nuland vizite ne rusi victoria nuland

Sondazh

Poll