Bota

Për 72 orë ka rënë shi sa dyfishi i reshjeve vjetore të Athinës! Moti i keq në Greqi, ç’ndikim do të ketë në Sh

10 Tetor 2021, 17:56 Nga DOSJA
Për 72 orë ka rënë shi sa dyfishi i reshjeve vjetore të

GREQI– Moti i keq që ka pushtuar Greqinë ka bërë që për vetëm 72 orë, në vendin fqinjë të bien 700 milimetra shi. Kjo sasi është, mesatarisht, dyfishi i reshjeve vjetore në qendër të Athinës e po ndikon për keq në zona të vendit, ku fenomeni ka qenë më prezent.

Ndërkohë që edhe harta e mëposhtme ka shënjestruar të gjithë zonat që kanë përmbytur për shkak të shiut që ka rënë gjatë ditëve të fundit, duke përmbytur edhe banesa.

Por edhe në vendin tonë për në javën që vjen pritet të ketë rebeshe dhe mot të keq kryesisht në jug të vendit. Ndërsa në veri, në lartësinë mbi 900 m, do të ketë reshjet e para të dëborës. Mesa  duket të dy vendet ende po vuajnë pasojat e fenomenit “Liqeni i Akullt”, masa ajrore që erdhën në rajon nga Italia. 

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni moti i keq ne greqi moti i keq ne shqiperi moti i keq ne greqi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll