Zgjedhjet në Irak dhe shpresat e vakta për ndryshim
10 Tetor 2021, 18:22Nga DOSJA
Irakianët po votojnë të dielën për të zgjedhur ligjvënësit e rinj të parlamentit të vendit. Zgjedhjet janë bojkotuar nga shumë prej aktivistëve të rinj që dolën në rrugë dy vite më parë me thirrje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe keqadministrimit të vendit.
Futja e vendit në zgjedhje të parakohshme u nxit nga kryengritjet popullore në kryeqytetin e vendit, Bagdad dhe në provincat në jug të vendit në fund të vitit 2019. Me dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë gjatë protestave masive duke u përballur me forcat e sigurisë që qëlluan ndaj demostruesve me armë e hodhën gaz lotsjellës. Brenda disa muajsh në vend u vranë më shumë se 600 persona dhe u plagosën me mijëra të tjerë.
Edhe pse autoritetet u dorëzuan dhe thirrën zgjedhjet e parakohshme, numri i të vdekurve dhe goditja e ashpër ndaj protestuesve, bëri që shumë aktivistë që morën pjesë në demostrata të bëjnë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve.
Vendi është përfshirë nga apatia dhe skepticizmi i thellë se kandidatët e pavarur mund t’ia dalin të fitojnë ndaj partive dhe politikanëve të kastës së vjetër, shumë prej tyre të mbështetur nga milicia e armatosur.
Në zgjedhje garojnë gjithsej 3,449 kandidatë për 329 vende në parlament. Ky është procesi i gjashtë zgjedhor që nga viti 2003, kohë kur SHBA hyri në këtë vend e rrëzoi nga pushteti Sadam Huseinin. Më shumë se 250,000 forca sigurie janë angazhuar në mbrotjen e procesit zgjedhor. Ushtarë, policë e forca të antiterrorizmit ishin vendosur jashtë qendrave të votimit, disa prej të cilave ishin rrethuan me tela me gjemba. Votuesit kontrolloheshin përpara se të hynin në qendrat e votimit.
Presidenti i Irakut Barham Salih dhe kryeministri Mustafa al-Kadhimi u bënë thirrje irakianëve për pjesëmarrje masive në votime. Në zgjedhjet e vitit 2018, rezultatet e të cilave u kundërshtuan gjerësisht, pjesmarrja në votime ishte vetëm 44%, një nivel rekord, i ulët. Shqetësimet janë se edhe këtë herë, pjesëmarrja do të jetë e ngjashme, madje edhe më e ulët.
Deri në mesditë pjesmarrja ishte relativisht e ulët dhe rrugët ishin kryesisht të shkreta.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI E MADHE – Policia britanike ka burgosur një treshe hajdutësh makinash të cilët përdornin një pajisje që dukej fiks si një Nintendo Game Boy për të...
GREQI– Moti i keq që ka pushtuar Greqinë ka bërë që për vetëm 72 orë, në vendin fqinjë të bien 700 milimetra shi. Kjo sasi është, mesatarisht, dyfishi i r...
GJERMANI – Kancelarja gjermane në largim Angela Merkel qëndroi të dielën në Jeruzalem me kokën ulur mbi varret e hebrenjve të vrarë në kampet naziste të v...
Ekonomia vazhdon të jetë e varur nga paratë që diaspora dërgon në Kosovë. Paratë e dërguara dhe ardhja e tyre për pushime në Kosovë, po përmenden si një ndër fa...
TURQI– Gjashtë parti opozitare turke po rrisin bashkëpunimin e tyre me synimin për të mposhtur presidentin Recep Tajip Erdogan dhe partinë e tij, “AKP” në...
PRISHTINË- 5 persona janë arrestuar në Kosovë pasi që dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas nj...
TURQI- Turqia i ka bërë një kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë 40 avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga Lockheed Martin dhe gati 80 komplete modernizimi...