Bota

Menduan se kishte bombë me vete, pasagjerët gjakosen për të dalë nga aeroplani në New York

10 Tetor 2021, 17:13 Nga DOSJA
Menduan se kishte bombë me vete, pasagjerët gjakosen për të

SHBA – Frika e përhapur në bordin e një aeroplani të “Republic Airways” nxiti pilotin të bënte një ulje urgjente në Aeroportin LaGuardia të New Yorkut të shtunën, duke shkaktuar konfuzion dhe panik ndërsa pasagjerët vrapuan të dilnin.

Sipas Abc7, udhëtarët në bordin e American Eagle Flight 4817 kishin raportuar sjellje të dyshimtë dhe jo të zakonshme nga një pasagjer tjetër, i cili u mor në paraburgim menjëherë pas uljes së avionit. Autoritetet njoftuan të dielën se personi nuk ishte akuzuar dhe se nuk kishte krim të kryer. Hetuesit me FBI dhe Autoritetin Portual të Nju Jorkut dhe New Jersey e karakterizuan incidentin si një keqkuptim.

“Disa njerëz bërtisnin: bombë. Disa të tjerë bërtisnin: zjarr. Ishte shumë e paqartë se çfarë po ndodhte. Shumica e njerëzve thjesht po thoshin: vrapo, ik”, tha Abigal Kunkle, një pasagjere në bordin e fluturimit nga Indianapolis për në Nju Jork.

Aeroplani u evakuua dhe videoja e postuar në mediat sociale tregoi një burrë përmbys me fytyrën në asfaltin e pistës ndërsa një pjesë e personelit të urgjencës u gjunjëzuan pranë tij. Burri nuk dukej se porezistonte.Pasagjerët e tjerë u tmerruan nga çfarë po ndodhte teksa u shoqëruan larg nga aeroplani dhe disa prejt tyre edhe u gjakosën duke u përpjekur të dilnin.

Një nga pasagjerët e fluturimit 4817, Sawad Khuja, tha se burri ishte ulur rreth pesë apo gjashtë rreshta pas tij dhe dëgjoi një grua të thoshte: Mos e bëj atë, mos e bëj atë”

Nuk është e qartë se çfarë po i referohej, por Khuja tha se paniku ndodhi menjëherë më pas. “Të gjithë vetëm po shtyheshin dhe shtyheshin, duke kërcyer nga aeroplani pas uljes. Nnjerëzit po binin nga rrëshqitja majtas dhe djathtas. Njerëzit po gjakoseshin. Ishte çmenduri” tha ai.

Në një email, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare tha se asgjë e dëmshme nuk ishte në aeroplan dhe situata ishte një keqkuptim.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aeroplani ben zbritjen e detyruar rrezik per bombe aeroplani ben zbritjen e detyruar rrezik per bombe

Sondazh

Poll